Ahmeti: Askush nuk e prish shtëpinë e vet (Video)

Është demokraci brenda BDI-së por jo të bëhesh bashkë me opozitën.  Nuk duhet të na marrë kohë kjo temë pasi nuk është ndonjë shqetësim. Po të kishte diçka unë do ta kisha ndarë bashkë me opinionin. Vërtet nuk ka diçka shqetësuese, BDI vërtet funksionon sipas rregullave, programit dhe statutit. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në televizionin 21 në Shkup me gazetarin Fatmir Aliu.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk mendon të ketë ndonjë pakënaqësi Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti dhe që sigurisht se ata mund të kenë vërejtje, por JO deri në ato masa sa të shkatërrojnë dhe të keqësojnë partinë, SHTËPINË E VETE, nuk mendojë që e bëjnë këtë.

“Izet Mexhiti nuk e prishë shtëpinë e vet, Blerim Bexheti nuk e prish shtëpinë e vet, poashtu edhe Musa Xhaferi. Sigurisht, ky është një investim i përbashkët, unë nuk kam investuar vet në Bashkimin Demokratik për Integrim por është investim i të gjithëve. Askujt deri më tani nuk ia kam kthyer shpinën, ASNJËHERË. Asnjë nga antarët e BDI-së keq nga partia nuk kanë parë, vetëm të mira kanë parë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe këtë vlerë kombëtare të gjithë duhet ta ruajmë, është investim kombëtar, të gjithë kanë investuar dhe asnjë mos të guxojë që ta prekë këtë investim, flasë për të gjithë 30 mijë anëtaret e BDI-së”, ka deklaruar Ahmeti.

Linkru deri tek video:

Minuta e 58’

https://www.facebook.com/watch/?v=807813039997439