Ahmeti Robertsonit: Ne tashmë jemi një familje, ne jemi NATO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i është përgjigjur letrës së ish Sekretarit të përgjithshëm të NATO, Lord Xhorxh Robertson, i cili kishte uruar ditë më parë Ahmetin për meritat e tij për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në vijim, letra e plotë e Ahmetit drejtuar Lordit Robertson: I nderuar Lord Robertson, Ne tashmë jemi një familje, ne jemi NATO! Rruga jonë për t’u bërë një nuk ishte as e lehtë e as e shkurtë.

Vërtet, zgjati më tepër se sa e mendoja kur i besuam forcave paqëbërëse të NATOsë në vitin 2001 si dhe kur shtërnguam duart në takimin tonë në selinë e NATO në Bruksel në vitin 2003, por as ti, e as unë, nuk e humbëm synimin tonë dhe mbetëm të përkushtuar ndaj qëllimit tonë për dy shtyllat e vendit tonë, barazia nëpërmjet të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimit euroatlantik. Dhe ia dolëm!

Të gjitha të arriturat janë të përbashkëta, në secilin hap të rrugëtimit tonë, nga një vend në luftë deri tek vend anëtar i NATOsë dhe në negociata për anëtarësim në BE. Due të shfrytëzoj këtë hapësirë që të shpreh nderimet e mia të larta për ushtarët e rënë të NATOsë për paqën në vendim tim dhe respektin për të gjithë ata që shërbyen, do të kujtohen me krenari dhe do të vlerësohen përjetësisht.

Ne jemi këtu sot sepse këtë rrugë e bëmë bashkë me ju dhe me miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar me të cilët ndamë vlerat e njejta dhe të cilër qëndruan pranë nesh në të gjitha stuhitë gjatë dy dekadave të kaluara dhe asnjëherë nuk e humbëm përqëndrimin nga caku në një rrugë e cila ishte si asnjë tjetër të cilët e kemi bërë më herët. I dashur Xhorxh, dita për të cilën punuam aq shumë erdhi dhe ia arritëm! Desha të të siguroj ty dhe të gjithë bashkëpunëtorët në komunitetin ndërkombëtar që, bashkë me kolegët e mi, mbetemi partnerë të vërtet dhe të sinqertë në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të barabartë, me sundim efektiv të ligjit, me marrëdhënië të qëndrueshme ndëretnike, një vend anëtar krenar i NATOsë dhe i Bashkimit Europian.

I juaji, Ali Ahmeti

Kryetar Bashkimin Demokratik për Integrim