Ali Ahmeti fitoi, humbën sërish Spasiqi dhe falsifikuesit e dosjeve të pista

Ali Ahmeti fitoi, të tjerët humbën sërish. Humbën ato mendje të errëta që me veprime të pista dhe antiligjore deshën ta njollosin figurën e tij. Ata nuk kishin cak vetëm këtë figurë të luftës dhe të paqës njëkohësisht, por bashkë me të shënjestër kishin shqiptarët.

Dhe ja më në fund e vërteta doli nga vetë ai që e projektoi këtë. Doli nga vetë goja e Spasiqit dhe Spasiqëve tjerë në Maqedoni që deshën të zhbëjnë idealin e pastër të një lufte dhe figurën më të madhe të saj bashkë me vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Aliu heshti kundër dosjeve të falsifikuara sepse një njeri që e ka ndërgjegjen e pastër ska nevojë të flet. Heshtja e tij vrau heshtjen e të tjerëve dhe sekretin me të cilin jetuan për kaq kohë. Kur e panë se nuk mund më të jetojnë me këtë idiotësi falsifikimesh, thyen heshtjen dhe dolën të flasin vetë. Doli vetë Spasiqi i famshëm që të tregojë të vërtetën ndryshe nga çfarë ishte thënë para shumë vitesh.

Ali Ahmeti mund të ketë në bagazhin e tij politik gabime por askush nuk mund tia drejtojë gishtin për njeri që lufton për kauza të huaja. Gjithë jetën e tij e shkriu për kauzën e madhe shqiptare. Sa më shumë që ai i luftoi ato shërbime sekrete të pista, aq më shumë ai ishte shënjestër e tyre qoftë edhe duke falsifikuar çdo gjë për të . Por Ali Ahmeti i mposhti sërish të gjithë sepse ka një Zot dhe ka një të vërtetë të madhe. Ali Ahmeti fitoi sërish dhe tani duhet gjurmuar kush ishin fabrikuesit e atyre falsifikimeve që në emër të tradhtisë së tyre dhe qëllimeve të pushtetit, deshën të njollosin këtë figurë të luftës dhe Politikës shqiptare.

“Mos e vet se të tregon vetë” është ajo thënia kosovare. Dhe Spasiqi foli, tregoi gjithçka por tani duhet gjurmuar kush ishin ato që fabrikuan këtë skenar të errët që po ti besonin njerëzit moti e kishin ndëshkuar politikisht Ali Ahmetin por ata nuk ranë pre e një dezinformate të ulët. ALIU I MUNDI SËRISH TË GJITHË.