Ali Ahmeti: Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur në qytetin kroat Brod dhe ishte autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Ja postimi i Ahmetit:

Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci.

Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që mëngjesin e sotëm humbën familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod.

Uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe në këto momente trishtimi bashkëndjej dhimbjen familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Kosovës.