Amir Rrahmani lëshon rrënjë në përbërjen e Veronës

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur fitore me skuadrën e tij, Verona në fushën e Lecces me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së dytë të Series A, raporton Zëri.info.

Rrahmani në këtë ndeshje u aktivizua për 90-të minuta duke treguar lojë shumë të mirë.

Rrahmani edhe në xhiron e kaluar ishte i plotë për Veronën.

Në këtë ndeshje titullar në qendër të mbrojtjes ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Verona me këto pikë të fituara, ndodhet në pozitën e shtatë me shtatë pikë të mbledhura.