Anulohet turneu “Gongu i Artë” 2020

Edicioni i sivjetshëm i turneut tradicional të boksit “Gongu i Artë” nuk do të zhvillohet, pasi Këshilli Drejtues i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ta anuluar të njejtin për shkak të Pandemisë “Kovid 19”.  

“Qëllimi ynë është këtë vit të organizojmë “Gongun e Artë”, në mënyrë dinjitoze dhe me boskierë kualitativ nga Evropa dhe bota, në përputhshmëri me jubileun e 50 vjetorit të këtij eventi sportiv. Është e pamundur që në këtë situatë të pandemisë botërore të organizojmë një event të tillë dhe jemi të detyruar që të shtyejmë për vitin e ardhshëm. Edhe manifestime të tjera sportive janë shtyer për vitin tjetër përfshi këtu edhe Lojrat Olimpike, andaj konsiderojë se është një vendim i drejtë. Ky manifestim meriton një organizim kualitativ në nivel të lartë,” ka thënë mes tjerash, presidenti i Federatës së Boksit në Maqedoni, Primislav Dimoski.

Përveç këtij viti, “Gongu i Artë” edhe dy herë gjatë viteve 1988 dhe 1997 nuk është zhvilluar.