Aplikacionet e Google rikthehen tek smartfonët e ish markës së Huawei

Pasi u shkëput nga Huawei, marka e smartfonëve buxhetorë Honor mund të përfshijë aplikacionet Google në telefonët e saj.

Kompania zbuloi se këto aplikacione tashmë janë para-instaluar në Honor 50 dhe Honor 50 Pro.

Honor ka opsionin për të përfshirë Google Mobile Services në pajisjet e saj. Pasi Huawei u vendos në listën e zezë në 2019-ën nga SHBA, nuk mund të përdorte aplikacionet dhe shërbimet e Google në pajisjet e saj.

Kjo politikë aplikohej edhe mbi brendin Honor nën pronësi e Huawei. Sakaq ky i fundit filloi lançimin e sistemit operativ që do të zëvendësojë Androidin e Google quajtur Harmony OS.

Pajisjet Honor 50 kanë procesorin Snapdragon 778G 5G dhe të dy vinë me ekran 120Hz. Smartfonët kanë katër kamera të pasme ku sensori kryesor është 108-megapiksel.

Bateria prej 4,300 mAh karikohet me 66-vat. /PCWorld Albanian