Artan Kalisi Hair & Make Up artisti i famshëm që zbukuron yjet

Quhet Artan Kalisi dhe është një nga Hair & Make Up artistët më të mirë shqiptar, puna dhe suksesi i të cilit tashmë është i padiskutueshëm. Ka lindur në Gostivar, jeton prej pesë vitesh në Braunschweig të Gjermanisë.

Artan Kalisi tregon se që në vegjëli ka pasur dëshirë të vizatoj portrete, të presë ose rregulloj flokë dhe ky pasion i fëmijërisë prej vitesh i është shndërruar në profesion, ku ai shkëlqen.

Për të qenë ky që është, Kalisi është shkolluar dhe trajnuar nga stilistë të flokëve si, Mounir, Babaevski, Srecko Gjorgjieski, Dafinë Neziri, e shumë të tjerë.

Në ditë të zakonshne, artisti shqiptar punon me kliente të nacionaliteteve të ndryshme dhe klientela e tij është tejet e gjërë. Por, ai ka edhe një listë me kliente VIP me të cilat bashkëpunon për evente dhe projekte të ndryshme artistike. Artan Kalisi ka punuar me Taynen, Iliran, rep artistem e famshme në Gjermani, Hava, etj. Ai, tregon se të njohurat e skenës nuk janë aspak të komplikuara dhe shumë nga to kërkojnë të duken elegante, thjeshtë dhe bukur.

Ndryshe, Artan Kalisi ka mbajtur edhe disa Master Class shumë të sukseshme, por që për shkak të pandemisë i ka ndalur.

Sa i përket jetës provate, ai është shumë i plotësuar, i lumtur dhe falenderues për gjithçka.