Arteta gëzon edhe më shumë tifozët e Arsenalit

Arsenal kanë fituar Kupën FA duke shënuar fitore 2:1 kundër Chelsea, për të fituar atë  që është trofeu i parë i Arteta si trajner.

Në këtë ndeshje, 2 gola shënoi Pierre Emerick Aubameyang, ylli i skuadrës që lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’.

Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur trajneri spanjoll, i cili ka gëzuar tifozët e Arsenal me deklaratat e tij.

“Ai e di se çfarë unë mendoj për të. Unë dua të ndërtoj skuadrën rreth tij”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë dhe tani ka të bëjë vetëm me finalizimin e marrëveshjes”, ka shtuar spanjolli.

Aubameyang ka qenë lojtari kryesor i Arsenal dhe largimi i tij do të ishte humbje shumë e madhe për ‘Gunners’. /Lajmi.net/