Artisti Bekim Ibrahimi publikon dy projekte, ja arsyeja se pse ende nuk pranon koncerte!

Artisti Bekim Ibrahimi duket se vazhdon të jetë një motorr që nuk ndalet me prodhime mjaft të bukura muzikore, e duke bashkëpunuar me mjeshtrat e muzikës. Ai sapo ka publikuar këngën ” Zjarrmia e saj” me tekst nga Jahe Fida e muzikë e komponim nga vetë Bekimi, dhe orkestrim nga Edmond Rrapi, e ka edhe një super video realizuar nga Artfabe. Jo vetëm kënga është mjaft e bukur por edhe klipi ku në të merr pjesë ansambli nga Elbasani, dhe ku xhirimet e këngës janë realizuar në Belshin e bukur në Shqipëri. Artisti menjëherë ka sjellë dhe një super projekt tjetër muzikor me titull “Tornado” ku tekstin është kujdesur vetë ai së bashku me Jahe Fida, e muzikën dhe komponimin sërisht vetë artisti, e orkestrimi nga mjeshtri Edmond Rrapi dhe ku videoklipi realizuar nga Artfabe në Vlorën e bukur me protagoniste dy valltare nga Gjilani. Menjëherë sapo janë publikuar këngët e ku shihen se po pëlqehen mjaft. I pyetur se a do ta shohim Bekimin në mbrëmje muzikore apo dasma, por ai përvec muzikës ka edhe angazhimin e tij në Zvicër me biznes, megjithëse se ftesat nuk mungojnë deri në Amerikë por i duhet të mendojē mirë për të qenë pranë adhuruesve atje pasi ka shumë punë në Zvicër E nëse një ditë atë do ta shohim dhe në mbrëmje muzikore ai do të jetë i shoqëruar me një super orkestër dhe atëherë ftesat që do të pranojë do të shihen pasi Bekimi mendon të sjellë vetëm art e cilësi.