Autobusët e parë në Tetovë, kreu i këshillit Memeti jep detaje shtesë

Kreu i këshillit të komunës së Tetovës, Bekim Memeti pas arritjes së autobusëve të parë në këtë qytet ka dhënë detaje shtesë mbi funksionimin e ndërmarjes për transport publik, autobusëve, biletat e tyre etj.

Ja postimi i Memetit:

Ka ngelur edhe pak punë teknike që ato të hynë në përdorim dhe që përfundimisht qytetarët tu’a shohin hajrin. Shpresojë që ti ruajmë dhe ti shtojmë në vitet e ardhshme.

Këshilli drejtues i ndërmarjes publike “Tetova Transport” Tetovë në mbledhjen e saj me datë:25.12.2020 solli edhe vendim për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ndërmarjes. Të cilët në seancën e rradhës të Këshillit të Komunës si THEMELUES pritet që të votohen.

Çmimet e biletave do ndahen në 5 kategori, A , B , C , D , E dhe fillimisht do ketë 3 linja të tranaportit publik.

Bileta bazë : për kategorin A do kushtojë 20 denarë për një vozitje

Bileta mujore 900 denar,

Bileta vjetore 9000 denar.

Kategoria B, për studentë deridiplomik dhe administratorë publik: për të gjitha linjat 20 denar për një vozitje, mujore 350 den, vjetore 3500 den.

Kategoria C për pensionist,persona të moshuar(mbi 62 vj.) si dhe persona me nivel të ulët të invaliditetit: për të gjitha linjat 20 den, mujore 350 den, vjetore 3500 den

Kategoria D, biletë për të punësuarit në Komunën e Tetovës si dhe të punësuarit në organet e themeluara nga Komuna e Tetovës, për të gjitha linjat bileta do kushtojë 20 den, mujore 450 den,dhe vjetore 4500 den.

Kategoria E, bileta për personat me invaliditet mbi 80% do jetë falas.

Falemenderojë këshilltarët komunal pa përjashtim që deri më tani kan kontribuar që të jetësohet ky proekt shumë domethënës për Komunën e Tetovës. Gjithashtu, nuk duhet haruar edhe përfaqësuesit e ndërmarjes dhe të gjitha palët e tjera të involvuara në këtë proces.