Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon rregulloren për veprimtarinë në fushën e kriptomonedhave

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi në faqen zyrtare rregulloren e cila do ti hapë rrugë tregtimit të kriptomonedhave.

Kujtojmë se vitin e kaluar u botua në fletoren zyrtare ligji “Për Tregjet Financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” duke legjitimuar kështu kriptomonedhat.

Fillimisht ky ligj u kthye nga Presidenti i Republikës i cili e quan rrezik për pastrim parash. Shqipëria u bë një prej vendeve të para në Evropë të legalizon dhe rregullon kriptomonedhat.

Tashmë subjektet të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë fushë do të mund të ushtrojnë veprimtarinë si agjent, bursë apo portofolë kriptomonedhash.

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të detajuara të licencimit, llojit të dokumenteve provuese, mënyrën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumenteve dhe detyrimet për raportim të subjekteve që ushtrojnë ose kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital.

Çdo subjekt kërkues i cili kërkon të ushtrojë veprimtarinë si agjent TD, duhet të dorëzojë kërkesën për licencim sipas formatit të përcaktuar nga kjo rregullore.

Subjektet duhet të dorëzojnë paketën e dokumenteve përbërë nga:

  • Dokumentet mbi organizimin dhe veprimtarinë e shoqërisë;
  • Dokumentet mbi reputacionin e subjektit kërkues dhe burimin e kapitalit;
  • Dokumentet në lidhje me politikat, rregulloret e brendshme, procedurat dhe sistemet e shoqërisë;
  • Dokumentet mbi plotësimin e kritereve të kapitalit fillestar të shoqërisë
  • Dokumentet mbi plotësimin e kritereve të aftësisë dhe përshtatshmërisë dhe njohurive të duhura teknike.
  • Dokumente që vërtetojnë kryerjen e programeve të detyrueshme të trajnimit të përcaktuara në Ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij

Rregulloren e plotë publikuar në faqen zyrtare të AMF e gjeni duke klikuar këtë lidhje: https://amf.gov.al/pdf/fokus/draftrregulloreagjentitd.pdf

/PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK