Azem Maksutaj: Nuk e dua politikën, po ndihmoj sportistët e ri shqiptarë

Si një nga kampionët më të njohur shqiptarë në karate, kick box e thai box, Azem Maksutaj nuk ndalet edhe pse ka përfunduar karierën e tij por të gjithë atë potencial ai vazhdon të jep tek gjeneratat e reja. Krahas kësaj, kampioni ka krijuar edhe një fondacion për të ndihmuar sportistët e ri dhe familjet në nevojë e për këtë flet më shumë në bisedën për gazetën KOHA.

Ke krijuar një fond me të cilin ke vendosur të ndihmosh kampionat e ri, fëmijët në nevojë e raste të ngjajshme, na fol për idenë?

Po ideja ime kryesore është që të ndihmoj sportistët e ri me ëndërra të mëdha dhe shqiptarët të depërtojnë në arenën ndërkombëtare sepse edhe unë një kam ëndëruar të behëm kampion sportisti i madh nuk është vetëm ambasador por është dhe mentor dhe ngjyrë positive për rininën tonë të meret me sport si një gjë shumë e shëndetshme. Pasiqë kam krijuar këtë fondacion kam pasur shumë kërkesa nga familje të ndryshme në të gjitha vendet shqipfolëse.

Deri më tani a ke pasur kontakt nga personazhet e njohur përfshirë këtu sportist, këngëtar aktorë të cilët mund t’i bashkangjiten këtij aksioni?

Duke biseduar me shumë personazhe të ndryshme pasiqë ka kërkesa gjithandej nga Maqedonia e Kosova, pasiqë një pjesë e madhe e qytetarëve nuk dinë dhe të kërkojnë nga shteti sepse institucionet europiane ndihmojnë shumë vendet e varfëra.

Si po ecën puna deri më tash?

Nuk e di si të spjegoj sepse iniciator për sportistët tonë unë mund të ushtroj kudo që janë shqiptarët që të meren më shumë me sport sepse është shëndet dhe truni i jetës, nëse nuk bën sport njerëzit meren me punë të këqija.

Mendon se ka ndikim emri dhe imazhi juaj që njerëzit të besojnë më shumë që të ndihmojnë?

Një kohë e imja është e kaluar sepse nuk boksoj nuk kam njohuri me emrat e njohur të marim shembull si Krasniqi që vrapojnë gjithë pas tij sepse unë deri në vitin 2010 kam qenë top, do bëj dhe këtë intervistë të fundit që të frymëzoj të rinjtë të meren me sport, me sportistët kam kontakt dhe gjithë e dinë për këtë inciativë, të gjithë shqiptarët në diasporë ndihmojnë pasiqë shumica e sportistëve kanë nga një fond dhe për këtë dua të them se edhe unë mundohem të ndihmoj në këtë drejtim. Imazhi im ndikon sigurisht tek sportistët dhe personazhet e njohur apo biznesmen që qëndrojnë mirë financiarisht sepse uën sipas mundësive të mia personalisht ndihmoj familje të caktuara.

Në emisione të ndryshme ke kritikuar edhe politikën në Kosovë për gjendjen dhe mosndihmesën ndaj qytetarëve dhe rinisë?

Unë e shoh Kosovën si dështim politik sepse vetëm luftojnë për karike dhe aq shumë kanë bë para pasiqë ndodh si në Rusi ku kategoria e politikanëve janë tepër të pasur e populli i varfër.

A mund të jetë ky paralajmërim që Azemi në të ardhmen e afërt mund të përfshihet në politikë?

Kurrë në jetë e kam dhënë besën që nuk do merem aspak me politikë sepse duhet me qenë kundër dikujt e unë jam shqiptarë i të gjithëve dhe asnjëheë nuk do jem pjesë e politikës, do qëndroj sportist i të gjithëve.

Cili do ishte pozicioni që do e kishe mbajtur në politikë?

Të kisha qenë unë do i kisha rreh të gjithë (qesh), lufta për pushtet është shumë e fëlliqur.