Banorët e Çairit edhe më afër tri komunave të tjera

Sot bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smilevski lëshuam në përdorim pjesën e fundit të Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina”.

E përshëndes ndërtimin e këtij bulevardi që është i një rëndësie të madhe për Komunën e Çairit, sepse i lidh qytetarët e komunës sonë me tri komuna të tjera – Butelin, Shuto Orizaren dhe Karposhin dhe me këtë u lehtësohet qarkullimi në komunikacion.

E bashkë me Bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” është dalje e shpejt në qarkoren e Shkupit dhe pjesë e unazës sekundare Veriore.Bashkë me pjesën e parë, Bulevardi ka 6 korsi, gjerësi prej 40 metrash dhe gjatësi prej 1700 metrash, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.