BE padit kompaninë Apple

Të premten rregullatorët e BE-së akuzuan Apple për shtrembërimin e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës, duke dalë në anën e Spotify në një rast që mund të çojë në një gjobë të rëndë dhe ndryshime në praktikat fitimprurëse të prodhuesit të iPhone.

Gjetjet paraprake janë hera e parë që Brukseli ka ngritur akuza anti-konkurruese kundër Apple, megjithëse të dy palët kanë pasur përplasje në të kaluarën, më e rëndësishmja një mosmarrëveshje taksash miliarda dollarëshe që përfshin Irlandën, raporton Reuters, përcjell Klan Kosova.

Apple, Spotify dhe palët e tjera tani mund të përgjigjen. Nëse çështja ndiqet, BE mund të kërkojë koncesione dhe potencialisht të vendosë një gjobë deri në 10 për qind të xhiros globale të Apple – deri në 27 miliardë dollarë.

Apple e gjeti veten në mes të Komisionit Evropian pasi Spotify me bazë në Suedi u ankua dy vjet më parë se gjiganti i teknologjisë amerikane kufizoi padrejtësisht rivalët në shërbimin e vet të transmetimit të muzikës Apple Music në iPhone.

Muajin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani hapën një hetim ndaj Apple pas ankesave që kushtet e krijuesit të iPhone për zhvilluesit e aplikacioneve ishin të padrejta.