Befason Spanja, si po gjurmon vatrat e nxehta të virusit nëpërmjet ujërave të zeza

Rastet me koronavirus janë në rritje në Spanjë. Autoritetet bënë me dije se rreth 15 mijë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar.

Në qytetin e Valencias, një ekip inxhinierësh dhe shkencëtarësh po hyjnë në rrjetin e kanalizimeve në një përpjekje për të zbuluar se ku mund të shfaqen shpërthimet e reja të Covid.

“Ne po përpiqemi që të gjurmojmë virusin Sars-Cov 2 në ujërat në vend, i cili është shkaktar i koronavirusit.

Virusi është sekretuar nga njerëzit që ditën e parë të infektimit. Kështu ne jemi në gjendje të zbulojmë virusin 7 ditë para se të shfaqen simptomat e para”, deklaruan specialistët.