Bejtullai: Kam luajtur kundër Levandovskit e Arnautoviqit, do të jap maksimumin edhe ndaj Heri Kejnit

Shkëndija nesër pret Totenhemin në Shkup për ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë në Liga Europa. Para kësaj sfide shumë të rëndësishme për tetovarët, në konferencën para gazetarëve ka folur kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai.

“Normalisht ne e dimë që Totenhemi ka lojtarë cilësor që përballen me shumë ekipe më të mëdha se ne. Por ne si futbollist mundohemi që çdo herë të japim maksimumin në fushë dhe rezultati do të tregojë nesër në fushë”, tha Egzon Bejtullai.

Kapiteni kuqezi në të kaluarën është përballur edhe me sulmues të klasit europian e botëror si Levandovski e Arnautoviq, ndërsa komenton edhe përballjen me Heri Kejnin.

“Është e vertet se kam luajtur në Europian si dhe shumë ndeshje të rëndësishme me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Kam luajtur edhe ndaj shumë kundërshtarëve të fortë si Leëendovski e Arnautoviq. Jam i vetdijshëm se e kam shikuar Heri Kejnin vetëm përmes televizionit dhe e kam analizuar bashk me trajnerin. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, ndërsa sa do të jetë e vështirë, do të tregojë ndeshja e nesërme”, përfundoi Bejtullai.