Bekim Memeti: Rruga Gostivar – Dibër do të pastrohet dhe mirëmbahet 24/7

Reshjet e borës që përfshin Maqedoninë e Veriut kanë bërë që në teren të dal dhe vet drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti. Ai bashkë me punëtorët e ndërmarrjes që drejton, sistematikisht po vazhdon të pastrojë dhe të bëjë që rruga Gostivar – Dibër të mbetet e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve me qëllim furnizimin e qytetit të Dibrës i cili është dhe në karantinë.

“Rrugët që shpijnë drejt Dibrës do të bëjmë të pamundurën që të mbeten të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, me qëllim që banorëve të atjeshëm të mund t’u ofrohet ndihmë në çfarë do aspekti. Ekipet e motorizuara të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë në terren 24/7 dhe do të asistojnë në çfarë do rasti që do ta kërkojë nevoja”, deklaroi Memeti

Sipas drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” të gjitha autostradat e Maqedonisë së Veriut deri më tani janë të kalueshme dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndonjë rrugë të bllokuar edhe pse vendi është kapluar nga reshje intensive të borës.