Bekim Zogaj: Nuk ka gjë më të bukur kur gjatë performancës publiku këndon këngët tua

Përshkrimi i karierës së tij nuk është i vëshirë pasiqë ka shumë hite, një vokal të mrekullueshëm dhe në plan të realizojë edhe shumë këngë të reja. Bekim Zogaj jeton në Vjenë por trojet shqiptare i ka pikë të dobët. Ai vjen në një intervistë ku tregon për projektet e tij dhe karierën si këngëtarë.

Je rikthyer me një projekt të ri, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?

Po projekti i rradhës ishte në trio me kolegen e nderuar Lorin dhe kolegun e nderuar Astrit Mulaj me një potpuri ku projektin e ka realizu Drinor Zymberi dhe jam shumë i lumtur nga puna e tij si orkestrues, është pëlqyer shumë nga publiku.

Sa i kënaqur je nga ky projekt?

Nga ky projekt jam mjaft i kënaqur sepse ka një gërshetim mes këngëve dhe përzgjedhjeve të tyre dhe gjithashtu kolegët që këndojnë në mënyrën e tyre shumë unike dhe të bukur.

A ju ka munguar publiku pasi atij i keni munguar shumë, sepse projekti është pritur mjaft mirë?

Po publiku gjithmonë pret nga ne që të japim ndonjë gjë më unike për ta sidomos në ditet e sotme ku gjindemi në një konkurencë të pa konkurencë mundem me thënë lirisht sepse mendoj që këngëtarët e ri duhet më shumë prodhime të reja dhe me vlerë se sa vetëm përpunime të vjetra, unë dhe gjithë adhuruesit e muzikës popullore janë shumë të kënaqur i falenderoj shumë.

 Me çfarë është marrë gjithë kësaj kohe jashtë muzikës?

Gjatë gjithë kohës asgje tjetër përpos muzikës dhe do të mundohem që edhe qelizat e fundit të trupit t’i jap për muzikën e bukur që kemi ne si popull.

Jeton në Austri, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mallë më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?

Jetoj në qytetin e Vjenës por në trojet shqiptare jam shumë shpesh sepse më lidh puna, vullneti më i madh dhe dashuria më e madhe për vendin tim është pika më e dobët, rinia shqiptare.

 Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?

Muzikën e kam profesion e pasion, me një fjalë gjithcka.

Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?

Surpriza nuk kam dicka speciale por vetëm punë dhe shumë përkushtim për këngët që do të vijnë në vazhdim.

A keni vendosur të bëni edhe ndonjë album me përmbledhjen e gjithë hiteve?

Sa i përket albumit e kam një ëndërr shumë të gjatë, shpresoj ta realizoj me grupin Corona.

A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?

Kënga vlerësohet në bazë të masës së njerëzve se nëse e sheh që ato vende ku ti performon live dhe njerëzit t’i njohin këngët atëherë është në rregull, kemi këngë me 10 milion klikime por se njeh njeri.

Ke pasur udhëtime të shumta sa kemi pasur mundësi të ju ndjekim, kanë qenë udhëtime pune apo private?

Udhëtimet janë pasion shumë i madh për mua dhe asgjë më shumë. 

Sa i përmbushur jeni në jetën private, për gjithë ata që nuk e dinë a mund të mësojmë si është statusi juaj?

Në jetë besoj me rëndësi të kemi shëndetin dhe familjen me krejtë në rregull, kjo është pika më e rëndësishme për mua.

 Cilat janë planet e afërta?

Pa plane të mëdhaja por vetëm kokën poshtë dhe punën sa më lartë sepse puna është ajo që s’ka vend për fjalë por tregon gjithcka me rezultat.