Sot realizova takim me ambasadoren e sapoemëruar të Gjeorgjisë në Maqedoninë e Veriut, Tamuna Liluashvili.
Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2019, që do të thotë se ka hapësirë të madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Besoj se, gjatë periudhës pas kovidit, të dyja vendet që kanë traditë të madhe do të thellojnë bashkëpunimin, para së gjithash, në domenin e turizmit, gjë që do të kontribuojë në njohjen më të afërt të ndërsjellë të qytetarëve nga të dyja vendet.