Bekteshi: Raportet e realizuara nga institucionet, janë dorëzuar në Prokurori

Zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi janë duke publikuar të dhënat në lidhje me aktivitetet që janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse për importin e “mazutit të rrezikshëm”.

Fjalimi i Bekteshit:

Mjedisi i shëndetshëm jetësor, siguria dhe shëndeti i qytetarëve janë prioriteti më i madh i kësaj Qeverie.

Ndaj këtyre çështjeve gjithmonë kemi vepruar dhe do të veprojmë me kujdes të madh.

Pas publikimit të storjes hulumtuese të Laboratorit Hulumtuese të Reporterëve – LHR, për gjetjet për importim të cilësisë së dyshimtë të mazutit, Qeveria mori vendim për të vepruar menjëherë dhe janë obliguar të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë për t’i dorëzuar të gjitha informacionet në mënyrë që të fitohet një pasqyrë e qartë e gjendjes faktike.

Në tri javët e kaluara së bashku me zëvendëskryeministrin Nikollovski dhe me Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Byronë për Metrologji kemi punuar intensivisht për të përcaktuar se cilat dhe çfarë lëshimesh janë bërë gjatë importit të mazutit dhe si ne si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë do të veprojmë në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet kur bëhet fjalë për import të derivateve të naftës.

Zëvendëskryeministri Nikollovski informoi saktësisht për gjetjet deri te cilat erdhëm dhe siç thamë edhe pak më parë, të gjitha këto gjetje sot do t’i dorëzojmë deri te organet kompetente, respektivisht deri te Prokuroria Themelore Publike në mënyrë që të veprojë më tutje.

Cilësia e derivateve të naftës që i përdorin qytetarët, por edhe kapacitetet industriale duhet të jenë patjetër në përputhje me standardet më të larta për siguri të produkteve.

Me Ligjin për energjetikë që është miratuar dy vite më parë, ne edhe u zotuam pikërisht në këtë, e në fakt kjo është një nga direktivat e Bashkimit Evropian me të cilat jemi harmonizuar tërësisht.

Qeveria angazhohet për agjendë të gjelbër, agjendë kjo që sjellë jetë më cilësore të qytetarëve në vendin tonë. Gjithçka që bëjmë, është për qytetarët dhe për jetë më të mirë të tyre.

Siç paralajmërova edhe javën e kaluar, së bashku me Inspektoratin e Tregut në periudhën e ardhshme me laboratorin e lëvizshëm shtetërordo të zbatojmë kontrolle më intensive në terren për cilësinë e të gjitha llojeve të derivateve të naftës.

Jemi të vendosur që përmes kontrolleve intensive të evitojmë manipulime të mundshme me cilësinë e karburanteve që përdoren në vend.

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të mbrohen konsumatorët nga manipulimet me cilësinë e karburantit, por do të mbrohet edhe mjedisi jetësor.