Besimi: Bisedohet për uljen e TVSH-së për rrymën elektrike

Qeveria ende nuk ka miratuar një vendim për vendosjen e taksës ekologjike për dizel-karburantet, ka deklaruar Ministri I Financave Fatmir Besimi. Ai tha se në interes të opinionit, në Qeveri po bëhen analiza gjithëpërfshirëse lidhur me agjendën ekologjike qeveritare për tranzicion të gjelbërt dhe investimit në burime të riparueshme të energjisë dhe krijimin e një fondi ekologjik për zhvillim të gjelbërt.

Nuk ka një vendim, por po bëhen konsultime për vendosjen e taksës ekologjike për dizel-karburantin, si dhe për zvogëlimin e TVSH-së nga 18 në 5% për rrymën elektrike. Kështu u është përgjigjur gazetarëve, Ministri I Financave Fatmir Besimi, prej se opozita bëri publike se në rebalancin e buxhetit është marrë parasysh taksa ekologjike prej 4 denarë për një litër për dizel-karburantin, që duhet t`I sjellë Buxhetit 27 milionë euro duke filluar nga Korriku e deri në fund të vitit, si dhe në Buxhet të ketë 33 milionë euro më pak mjete për shkak të zvogëlimit të TVSH-së për rrymën elektrike.

Ministri Besimi ka theksuar se këtë nuk e ka bërë publike gjatë prezantimit të Buxhetit, për shkak se ende nuk kanë përfunduar konsultimet, kurse parashihen edhe debate me palët e implikuara, duke llogaritur këtu edhe Odat Ekonomike.

“Nuk ka të bëjë me rritjen e akcizave, por me taksat mjedisore, përfshirë derivatet e naftës, për të cilat ende nuk ka ndonjë vendim të Qeverisë.”

Lidhur me mundësinë e zvogëlimit të TVSH-së për energjinë elektrike, Ministri Besimi tha se ende nuk ka një vendim, por se Qeveria është duke I ndjekur kërkesat e opinionit dhe situatat në tregjet e energjisë elektrike.