Besir Demiri fiton gjyqin ndaj MSK Zilina, sllovakët duhet ta paguajnë deri në vitin 2022

Futbollisti shkupjan Besir Demiri merr lajm pozitiv nga FIFA, pasi fiton gjyqin me ish-skuadrën e tij MSK Zilina dhe si rezultat i kësaj do të paguhet komplet për marrëveshjen që kishte deri në 2022.

I ndarë me skuadrën sllovake në muajin maj, reprezentuesi i Shqipërisë hodhi në gjyq klubin për ndërperje të njëanshme të kontratës dhe prishje të imazhit. Gjithçka ndodhi me përhapjen e pandemisë COVID-19 kur drejtuesit e MSK Zilinas mbase pretenduan të reduktojnë harxhimet duke njoftuar pjesën më të madhe të lojtarëve se nga 1 maji i vitit 2020 mund të largohen si futbollistë të lirë. Më vonë tentuan të ndryshojnë qëndrim, duke kërkuar të flisnin me lojtarët, por duke qenë se klubi vetë kishte publikuar vendimin paraprak, Besir Demiri vendosi të ndiqtë rrugën ligjore. 

Ndërkohë ai firmosi me Kukësin dhe debutoi me ekipin nga Shqipëria në sfidën me Ëolfsburgun në eliminatoret e Liga Europës, ndërsa merr lajmin pozitiv nga komisionet gjyqësore të FIFA-s. Duke pranuar ankesën e lojtarit, FIFA shpall fajtor klubin dhe urdhëron shlyerjen komplet të pagës së futbollistit deri në fund të kontratës më 30 qershor 2022. 

MSK Zilina ka në dispozicion 10-të ditë për të dorëzuar në FIFA pikëpamjet e tyre për këtë çështje, 21 ditë është afati për ta çuar çështjen në KAS, ndërsa nëse mbetet në fuqi ky vendim, skuadra nga Sllovakia brenda 45 ditëve duhet të paguajë futbollistin. Nëse se bëjnë këtë, përveç gjobave në të holla dhe patjetërsueshmërisë për të paguar borxhin, ata kërcënohen me bllokim për transferim të futbollistëve për tre afate kalimtare.