Biznismeni Furkan Ajdarovski ndalon projektin gjigand “Empire”, shkak bëhet gjendja aktuale

Virusi COVID-19 i njohur si koronavirusi ka bllokuar të gjitha aktivitetet nëpër të gjithë botën dhe europën, me çka janë anuluar shumë biznese, projekte të ndryshme si kultorore e sportive, vetëm e vetëm për t’iu shmanguar virusit vdekjeprurës që ka kapluar botën dhe ka izoluar njerëzit në shtëpitë e tyre.

Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit dhe anulimit apo pezullimit të shumë projekteve të ndryshme dhe mbylljes së kufijve të shumë shteteve, kjo situatë ka ndikuar edhe të një projekt “gjigand” që pritej të bëhej nga biznismeni shkupjan, Furkan Ajdarovski .

Bëhet fjalë për projektin “EMPIRE”, për të cilin ishte kryer plani strategjik me lokacion në fshatin “Patishka Rekë” të Shkupit me investim milionësh, por shkaku i gjendjes aktuale të përfshirë me koronavirusin, ka detyruar Ajdarovskin që ta ndalon këtë projekt.

Arsyeja duket e qartë, pasi një projekt me shifra marramendëse nuk mundet të mbulohet vetëm nga një biznismen, përderisa i njejti ishte paraparë të financohet edhe nga shteti i Gjermanisë në bashkëpunim me Furkan Ajdarovskin , i cili vet jeton dhe vepron në shtetin gjerman dhe është “koka” e këtij projekti.

Nga burime të afërta me Ajdarovskin mësohet se ky projekt është ndaluar për momentin, por a pritet të vazhdoj pas tejkalimit të kësaj krize, mbetet të shihet.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë më herët Furkan Ajdarovski  kishte potencuar se do të ketë investime në vendlindjen e tij, por pa dhënë shumë detaje, ndërsa mendohet se ky është projekti “gjigand” që kishte paralajmruar shkupjani më herët.