Britanikët shfrytëzojnë rrezet e diellit, popullohen plazhet

Edhe pse virusi është ende prezente në të gjithë globin, temperaturat e larta, kanë bërë që britanikët për një moment “ta harrojnë atë”.

Në masë ata kanë mbushur bregdetet e vendit këtë fundjavë, e kanë shijuar rrezet e nxehta të diellit, si edhe freskinë që të ofron deti.

Plazhet janë mbipopulluar këtë të diel, ndërsa vetëm për masa anti-COVID nuk mund të flitet.

Jo vetëm plazhi, por edhe lulishtet e zona të njohura të qyteteve kanë gëluar nga prania e njerëzve.

Sakaq, vlen të përmendet se situata e COVID-19 në Britani të Madhe është më e stabilizuar, kjo për faktin se thuajse gjysma e popullsisë ka marrë vaksinat ndaj virusit.