Bujar Islami: Futbolli kërkon shumë disciplinë dhe profesionalizëm

Po drejton si trajner një nga ekipet më të suksesshme në vend. Bujar Islami vjen në një rrëfim ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon gjithë punën e tij që bën në ekipin e ‘Renovës’, raportet me futbollistët, tifozët, fushën e gjelbërt, stërvitjet dhe shumë gjëra të tjera në mënyrë shumë profesionale i sqaron kush tjetër përpos një strategu si ai.

Cili është vlerësimi juaj për sezonin që e lëmë pas dhe sa jeni i kënaqur me rezultatin e arritur?

Sa i përket stinorit që e lëmë pas mendoj që kemi pasur një sezon interesant dhe me plot emocione, numer i madh i lojtarëve në fund të sezonit të kaluar u larguan dhe ne u dasht që t’i zëvendësojmë ata në mënyrë të shpejtë edhe pse kishim shumë problem t’i zëvendësojmë me të njejtin kualitet, të them të drejtën nga ndeshjet që kemi zhvilluar mund të jemi të kënaqur por nga rezultati jo. 

Sa ka qenë e vështirë të arrini qëllimin, pra të mbeteni fuqishëm dhe të vazhdoni edhe më tej me këtë tempo?

Normal për të arritur çdo qëllim është e vështirë, duhet shumë punë e përkushtuar me shumë disciplinë dhe profesionalizëm.

Keni hartuar planet për sezonin e ri futbollistik?

Plani për stinorin e ri është hartuar menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtor tani jemi duke punu në të dhe besoj që jashtezakonisht mirë po e realizojmë.

A do të ketë emra të ri të lojtarëve të cilët do të zbarkojnë në Renova?

Nuk diskutohet që kemi nevojë për freskime në ekip gjegjësisht për lojtarë të ri, jemi në bisedime me disa futbollist dhe po presim që të arrijmë marrëveshje edhe pse po e pranoj që tregu në këtë moment nuk ofron ndonjë gjë konkrete.

Sa përforcime i nevojiten klubit, ose në cilat segmente të lojës mendoni se Renova duhet të përforcohet?

Ne deri në këtë moment kemi afruar dy futbollist Xhellil Abdullahin dhe Alush Gavazajn, të cilët besoj na kanë dhënë në kualitet por mendoj se kemi nevojë edhe për 2 ose 3 futbollist për të arritur qëllimin që kemi, më shumë nevojë kemi në mesfushë dhe sulm.

A keni menduar se ku do ti zhvillojë skuadra përgatitjet për sezonin e ri?

Përgaditjet janë duke u zhvilluar ashtu si i kemi planifikuar në Tetovë dhe në Ohër.

Si është raporti kryesi – tifozë?

Raporti kryesi tifozë është në nivel të mirë, por mendoj që zakonisht këta raporte duhet edhe më shumë të thellohen.

Po bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Maqedonisë si është?

Sa i përket bashkëpunimit me Federaten e Futbollit është Ok, i vetmi problem është referimi ku të gjithë e dimë se stinorin e kaluar Renova ka qenë shunë e dëmtuar.

Sa je i kënaqur me paraqitjet e deritashme të skuadrës së Renovës?

Ceka edhe më lartë se nga paraqitja e ekipit kemi qenë shumë të kënaqur, kemi treguar futboll jashtëzakonisht të mirë me shumë posedim dhe aksione mirë të organizuara por shumë faktor kanë ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjeve dhe rezultateve.

A mendoni se skuadra juaj do të vazhdoj me këtë ecuri të rezultatetve pozitive?

Së pari shpresoj që të përgaditemi mirë, të freskojmë ekipin me disa futbollist pra të risim konkurecën dhe besoj që do të kemi ecuri dhe rezultate të mira.

Një përshkrim për një treshe fantastike brenda klubit, na përmend tre lojtarët më të mirë që keni?

Sa i përket futbollistëve mendoj se kemi një grup jashtëzakonisht të mrekullueshëm, individ të përkryer dhe atmosferë pozitive për lakmi.

Sa jeni të kënaqur me punën dhe organizimin për brenda klubit të Renovës?

Sa i përket organizimit brenda klubit çdo gjë funksionon për mrekulli, kemi raporte perfekte profesionale dhe gjuhë të përbashkët reth synimeve te klubit.

Synimet e skudarës suaj?

Këtë stinor synimi ynë është mbijetesa sepse në fillim të sezonit në klub kishim ndryshime të mëdha të ekipit dhe tani duhet kohë që të stabilizohemi.

Një porosi për lojtarët, tifozët dhe futbollin shqiptarë në përgjithësi?

Porosia ime është që me punë të përkushtuar, disiplinë dhe profesionalizëm arrihen rezultate kulminante, tifozëve ju premtojmë se do të japim më të mirën nga vetja për t’ia arritur qëllimit, sa i përket futbollit shqiptarë mendoj se gjendet në rrugë të mirë, dëshmi më e mirë është reprezentacioni i Kosovës, por nuk duhet të kënaqemi me pak, duhet edhe më shumë kushte dhe infrastrukturë dhe përkushtim në punë mirë të programuar dhe të zbatuar mirë në praktikë.