Bukuroshja shqiptare favorite për Miss Grand International (Foto)

Ajo quhet Arlinda dhe është shqiptare, e cila jeton në Gjermani. Bukuroshja është shpallur Miss Grand Germany, titull që I jep asaj të drejtën të përfaqësojë Gjermanin në një nga garën më të mëdha të bukurisë në botë Miss Grand International. Në fotot e Arlindes në rrjetin social Instagram, ajo e shfaq me shumë krenari origjinën e saj. Ndonëse bukuroshja do të përfaqësojë një tjetër shtet dhe jo Atdheun e saj, me siguri ajo do të tregojë me kraneri në kompeticion që origjina e saj është nga Kosova . Bukuroshja shqiptare që po përfaqëson Gjermanin në konkursin e bukurisë Miss Grand që do mbahet në Thailand, duket që është favorite kryesore për të fituar çmimin e parë në këtë kompeticion bazuar në sondazhet e realizuara nëpër forume të ndryshme. Kjo për shkak se Arlinda disponon një bukuri mesdhetare dhe në fotot e publikuara nga vajzat e shteteve konkurente, ajo duket më e bukura. Përndryshe Arlinda vitin që lam pas është shpallur Miss Grand Kosovo. Me shumë kurora nga pas dhe shumë oferta për marketing dhe modelizëm Arlinda po shijon kulimin e suksesit.