Bundesligë: Tifozët do të kthehen në stadiume nga java e parë

Tifozët e Bundesligës do të lejohen të kthehen në stadiume kur të fillojë sezoni i ri me kampionët Bayern Munich që pret Schalke të premten. Pas një takimi virtual të kancelarive të shteteve federale të martën, tifozët vendas do të lejohen të kthehen në stadiume, pa tifozë mysafirë, alkooli do të jetë i ndaluar dhe do të ndalohet qëndrimi në këmbë.

Numri i tifozëve të lejuar në çdo stadium do të komunikohet në kohën e duhur.

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ra dakord mbi një kornizë për kthimin e tifozëve në gusht.

Ata që marrin pjesë në ndeshje do të duhet të japin detajet e kontaktit në rast të një infeksioni të ri gjatë krizës COVID-19. Çdo klub ka punuar në konceptet e higjienës specifike të vendndodhjes që përfshin masa parandaluese brenda stadiumit dhe rrugës për në terren. Ato duhet të aprovohen nga autoritetet lokale shëndetësore përpara se tifozët të lejohen të kthehen.