Bytyqi: Me ribalancin e buxhetit vazhdon kthimi i parave tek qytetarët dhe kompanitë

Qeveria e drejtuar nga LSDM ka miratuar ribalancin e buxhetit për vitin 2019 dhe me këtë vazhdon kthimi i parave tek qytetarët dhe kompanitë, ribalanci i buxhetit ka për qëllim që të alocojë në ato pika ku nuk janë shfrytëzuar, në pjesët ku sigurohet zhvillimi i ekonomisë etj, kështu ka deklaruar Fatmir Bytyqi kryetar i komisionit për financa në LSDM.