Caktohet gjyqtari i finales së Superkupës

Anglezi Anthony Taylor do të gjykojë finalen e Superkupës së Evropës mes Bayern Munich dhe Sevilla, e cila do të luhet më 24 shtator në Budapest, Hungari. UEFA komunikoi së fundmi se 42-vjeçari do të vendosë drejtësinë midis fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Tejlor ka gjykuar 259 ndeshje të Premierligës, ndërsa në kompeticionet europiane ka dhënë verdikt në 22 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 19 të Ligës së Evropës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.