Danimarka hap restorante, dyqane dhe teatro, Austria heq karantinën

Qeveria daneze ka njoftuar lehtësimin e masave anticovid.

Nga data 21 maj, restorantet, dyqanet, muzetë si dhe teatrot do të jenë në gjendje të rihapen, mirëpo danezët do të  duhet të vazhdojnë të ruajnë distancimin.

Klubet e natës dhe diskotekat do të jenë përjashtimi i vetëm e do të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë në Austri nuk do të kërkohet më karantina për shumë vizitorë të huaj, me kusht që ata të kenë një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë me COVID-19.

Por vizitorët do të duhet të regjistrohen ende në mënyrë elektronike para mbërritjes.