Dehari: Fidan i pavdekshmërisë, libri kushtuar Kërçovës

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, ka marrë pjesë në botimin e librit nga prof. dr. Sefedin Elezi. Ky libër është i mbushur me faktet historike-shkencore të Kërçovës për periudhën e luftës së dytë botërore. Më saktësisht vitet 1941-44.

Sot, pikërisht duke përkujtuar 10 Qershorin, lidhjen e Prizrenit, pasurohemi me botimin e librit të prof. dr. Sefedin Elezit.

Ky libër sjell për lexuesin faktet historiko-shkencore të Kërçovës për periudhën e luftës së dytë botërore (1941-1944).

Krenar që në Kërçovën tonë të dashur mbillen fidanet e pavdekshmërisë – LIBRIT.