Dembele ka folur për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Demebele, ka folur në një intervistë për të ardhmen.

Dembele ka folur në një intervistë të shkurtër për “L’Equipe”, ku u pyet për të ardhmen e tij, raporton lajmi.net.

“Nuk e di të ardhmen ende, do të shohim, do të takohemi me drejtuesit e Barcelonës dhe do të bisedojmë”, tha ai.

“Unë nuk jam në nxitim, as ata nuk janë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodh”, shtoi ai.

“Jam plotësisht i përqendruar në “Euro 2020”, pastaj do të shkoj me pushime, ka qenë një sezon i gjatë”, përfundoi Dembele.

Interesim për francezin kanë shprehur disa top-skuadra, kryesisht nga Premier League.

24-vjeçari, këtë sezon ka zhvilluar 30 ndeshje me fanellën e Barcelonës në La Liga, ku ka realizuar gjashtë gola.