Deri sot tri infermiere nga Infektiva rezultuan pozitiv me koronavirus

Deri më sot tri infermiere nga stafi i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas Faik Hotit, zëdhënësi për informim në Shëndetësi, dy nga to janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa njëra është e vet-izoluar, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi”.