Dimitrievski pret në takim Nikolovskin

Sot, Zëvendëskryeministri për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore, Ljupço Nikollovski, vizitoi Komunën e Kumanovës.

Në takimin punues diskutuam tema në fushën e funksionimit transparent të Komunës së Kumanovës. Komuna është në një grup të komunave më transparente në vend, të cilat do të vazhdojnë të punojnë në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, me bashkëpunim të ndërsjellë midis institucioneve.

Qëllimi i vetëm është që qytetarët plotësisht dhe në kohën më të shkurtër të mundshme të marrin shërbimet e nevojshme nga komuna dhe në të njëjtën kohë të kenë pasqyrë të plotë në pjesën e funksionimit të ndërmarrjeve publike komunale, institucioneve dhe shërbimeve.