Djali i viktimave në Shqipëri rrëfen për vdekjen e familjarëve të tij

3 anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit, raporton Gazeta Express.

Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave.

Mirëpo familjarë të tyre dyshojnë se shkaqe tjera mund të kenë dërguar deri në vdekjen e tyre, kjo për shkak që edhe qeni i familjes ka ngodhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpurdha.

Djali i çiftit ka treguar për media se me të kuptuar që gjendja e familjarëve të tyre nuk ka qenë e mirë, ai ka shkuar në Shqipëri.

Megjithatë, ai ka deklaruar se mjeku në spitalin e Tiranës i kishte thënë se tashmë është vonë.

Sipas tij, mjekët kanë neglizhuar rastin e familjarëve të tij, kështu edhe duke i trajtuar me vonesë.

“Unë shkova në Shqipëri dhe i pash familajrët. Shkova u konsultova me mjekët kujdestar, duhej më shpejt me vepru. Fjala e tij e parë ishte se është shumë vonë. Ai më tha se helmimi nuk bënë t’i kaloj 24 orë. Ne ishim 3 ditë vonë. Unë i thash se më duhet me ditë se çfarë kanë, më duhet me i ndihmu. Gati 3 orë kaluan derisa u mbledhen analizat e tyre. Mjeku më thoshte duhet me pas analiza më shumë. Raporti mjekësor ka qenë shumë vonë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë tutje se intervenimi i familjarëve të tyre dhe i atyre që e kanë njohur babain e tij ka qenë shumë i shpejtë pas vdekjes së viktimave.

Ndërsa, ka treguar se varrimi i familjarëve të tyre do të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e qytetit të Gjilanit.