Drejtori i FSSH Ahmeti takoi përfaqësuesit e qendrave të dializës

Sot, drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Faton Ahmeti dhe Stevo Krstevski, realizuan takim pune me përfaqësuesit e qendrave të dializës me të cilat Fondi ka lidhur marrëveshje.

Në këtë takim pune ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, në përputhje me përgjegjësitë e tij, shprehu interes për t’u njohur me punën aktuale dhe kushtet në këtë fushë, problemet dhe planet e ardhshme të qendrave të hemodializës dhe kështu cilësinë e shërbimeve të ofruara të pacientëve.

Në takim u diskutua gjithashtu mundësia e futjes së hemodiafiltrimit si një metodë e ngjashme për pastrimin shtesë të gjakut, e cila në të paktën 10% të pacientëve me hemodializë dhe me komplikime të caktuara jep një efekt më të mirë.

Fondi do të vazhdojë të punojë në gjetjen e zgjidhjeve më efikase dhe më të mira, si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për personat e siguruar.