Drejtori i spitalit të Shkupit: “Falënderoj Sejdinin, FFM shembull për tu ndjekur”

Në kohën kur shtrirja e virusit korona ka paralizuar futbollin thuajse në gjithë botën, presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini gjenë mënyrë për të bërë “GOL” jashta fushës. FFM edhe zyrtarisht blen tre automobila ambulancë dhe të njejtët i jep si pronë e përherëshme për Klinikën për Sëmundje Kirurgjike në Shkup, si mbështetje në tentimin për zbutjen e vështirësive me përballjen e nevojave të qytatarëve të prekur nga korona virusi.

Me këtë rast drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike, dr. Luben Arsenkov shprehi falënderim të madh për Federatën e futbollit të Maqedonisë, duke potencuar se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga institucionet dhe kompanitë tjera, e gjitha me qëllim për të mbështetur njerëzit dhe punëtorët e shëndetësisë në këto kohëra të vështira.

“Shpreh falënderim deri te FFM dhe presidenti Sejdini, shumë e rëndësishme për ne është që në këto momente të vështira në këtë mënyrë manifestojnë mbështetjen e tyre dhe ndihmën për institucionet shëndetësore dhe njerëzit për të cilët mbështetja është e nevojshme.

“Sinqerisht shpresoj se edhe të tjera institucione dhe kompani do të ndjekin shembullin e FFM-së dhe do të jenë mbështetje për gjithë ne.

“Njëkohësisht, kjo është mundësi e mirë të kujtojmë dhe të bëjmë thirrje për gjithë qytetarët dhe organizatat në vend për përgjegjësi maksimale, seriozitet dhe respektim i gjithë masave që rekomandohen nga organet kompetente në vendin tonë”, deklaroi drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale, dr. Luben Arsenkov.