Driton Halimi: Punoj që t’i bëj krenarë shqiptarët në mbarë botën

I ri në moshë por me shumë suksese deri më tani. Ka zgjedhur pikërisht sportin e karatesë thjeshtë nga dëshira për të arritur suksese në qëllimet e tij por edhe për të bërë krenarë gjithë shqiptarët në botë. Kështu thekson në intervistën e tij kampioni nga Tetova, Driton Halimi të cilin e njohim më shumë bashkë në këtë bisedë të realizuar për gazetën KOHA.

E nisim këtë interviste me një përshkrim të shkurtë, kush është Driton Halimi?

Driton Halimi është kampion i shumë fishtë i Maqedonisë, nën kampion ballkanik, Dritoni ka fituar vendin e 7 në Kupën e Botës që është mbajtur në Umag të Kroacisë dhe pjesmarës në shumë gara mbarkombëtare. Dritoni tani studion në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” në degën e Edukatës Fizike.

Që në moshë të re mereni me karate, si po ecën?

Merem me Karate që në moshën shumë të re, tani më 12 vite që merem me këtë sport, po më ecën shumë mirë e kam gjetur veten në ktë sport dhe do e vazhdoj deri në fund pa marë parasysh sfidat që kam.

Sa e vështirë ka qenë për ju të vijoni këtë rrugë duke e ditur se është një nga sported më të rënda dhe paksa të rezikshme?

Karateja nuk është sport i rezikshëm, realisht karateja është një sport pa lëndime por realisht është ndër sportet më të rënda ka të bëje shumë me psiqikën, koncentrimin maximal në një luftë. Unë nuk e kam të vështirë sepse tani më unë kam një përvojë të madhe dhe nuk e kam aq të vështirë.

Çfarë ju shtyu që pikërisht të mereni me karate?

Fillimisht në këtë sport më regjistroi gjyshi im i ndjerë që kur isha në moshë të re ai ka qenë përkrahësi im i parë që me përkrahte gjithmonë në çdo stërvitje dhe në çdo garë ishte me mua duke më motivuar dhe përkrahur pa rezervë.

Cilat kanë qenë lidhjet tuaja me këtë sport, është marë më herët ndonjë nga familja?

Jo me këtë sport nuk është marë asnjë nga familja ime më parë unë jam i pari që merem me këtë sport por tani më që më pëkrahin gjithë familja kanë filluar ta kuptojnë edhe ata karaten.

Çfarë ju nxiti ose motivoi për të “gjetur’ veten tuaj në artet marciale?

Vetvetiu duke u stërvitur vazhdimisht u dashurova në ktë sport dhe pastaj pata përkrahje nga gjithë familja, shoqëria dhe ndjehesha i motivuar gjithmonë.

Të kemi parë që keni marrë përkrahje nga Enver Idrizi, a vazhdoni të ndiqni hapat e tij të suksesit?

Po Enver Idrizi gjithmonë më ka përkrahur. Unë që në fillimet e mija e kam pëlqyer si sportist dhe normal që ndjeki hapat e Enverit sepse ai ka bërë shumë suksese gjigante dhe shpresoj që edhe unë një ditë të arrijë të preki ato piadestale.

Po nga karatistët e huaj, kush ju motivon më shumë?

Të them të drejtën nga karatistet e huaj nuk mar motivim apo përkrahje dhe unë personalisht nuk i ndjek dhe të gjithë i shoh si kundërshtar që një ditë do përballem me të gjithë ata.

A do kishit dashur që në ndonjë rast shqiptarët të ju njohin si Jean Claude Van Damme?

Po normal, punoj në atë drejtim dhe premtoj se një ditë do i bëj krenar gjithë shqiptarët ku do që janë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Tani pres të filloj me ndeshjet jam i pregaditur maksimum dhe shpresoj të kem suksese dhe të gzoj të gjithë me një medalje europiane.

Ndonjë mesazh që do përcillni tek gjenerata jote që dëshiron të meret me karate?

I këshilloj gjithë që të meren me sport pa marrë parasysh se çfarë sporti të meren me sport dhe ti ndjekin qëllimet e tyre që kanë mos dorëzohen kurr sepse për të arritur sukses është shumë e vështirë por me punë, dëshirë dhe mbështetjen në Zot arrihet gjithçka.