Durim Halimi lanson projektin e ri (Video)

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet. Durim Halimi quhet këngëtari i cili ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare. Durimi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull ”Vajzat shqiptare” këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip. Ky projekt është punuar në mënyr shumë profesjonale dhe Durimi e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme. Për tekstin e këngës është përkujdes vet artisti në fjal ndërsa muzika është realizuar nga Dj Zizati. Kjo këng është punuar me Blast House Studios në Amerik. Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, Durimi është një emër që premton të ngritet shpejt në skenë.