Durim Malaj kap milionin e parë me hitin “A më don”,

Për vetëm dy javë ka arritur milionshin e parë kënga ‘A më don’ që është kënduar nga hit këngëtari Durim Malaj dhe Dafina Dauti në duet duke u bë kështu hiti i padiskutueshëm në këtë fundvit.

Dyshja e njohur erdhën këtë fundvit me një super bashkëpunim. Kënga “A mdon” është një këngë dashurie që vjen me një ritëm të veçantë dhe me një melodi të këndshme që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni për herë të parë.

Projekti është një produksion i Emracom dhe Max production me muzikë dhe orkestrim të Granit Gashi dhe Dardy, ndërsa teksti është shkruar nga Ismail Malaj.

Kënga është publikuar vetëm dy javë më parë dhe është mirëpritur nga fansat e dyshes të cilët e kanë pëlqyer që në momentet e para të publikimit.