Dybala nuk do të largohet nga Juve

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë sot se Paulo Dybala “nuk do të largohet këtë verë”.

“Juventusi ka një sezon të madh në Ligën e Kampionëve me një tjetër trajner dhe ne shpresojmë që Maurizio Sarri do të vazhdojë me këtë skuadër”, ka thënë Paratici për Sky Sport Italia.

Drejtori sportiv është pyetur edhe nëse Dybala mund të largohet pas interesimit të Paris Saint-Germain.

“Ne mund ta konfirmojmë se Dybala nuk do të largohet gjatë kësaj vere. Ne mund ta përjashtojmë tani këtë mundësi”.