Edhe një shqiptar i suksesshëm në Suedi

Besim Mehmeti me prejardhje nga Besjana, qysh në moshën 17-vjeçare migroi në Suedi.

Për dallim nga bashkëmoshatarët, 17-vjeçari nisi të punonte menjëherë që të ishte i pavarur nga shteti, për t’i siguruar të ardhurat personale që t’i dalë në ndihmë edhe familjes së tij në Kosovë, shkruan Portali.info.

Me angazhimin e tij dhe vizionin që kishte, ai krijoi biznese të ndryshme duke filluar me themelimin e një agjensie të autobusëve drejt vendlindjes dhe anasjelltas, ku më pastaj filloi edhe me fluturime të kompanisë ”Kosmac Travel AB”.

Besimi vazhdoi të kërkonte forma të ndryshme për rritjen e biznesit së tij, ku tash është edhe pronar i restaurantit “Hörnan Valentino”, ku ka të punësuar edhe shqiptar, gjithashtu ka të themeluar edhe biznesin e grumbullimit dhe furnizimin me produkte ushqimore të ardhur nga gjeografia shqiptare në të cilën është pronar dhe Drejtor i “DeaFood AB”.

Tani, në bashkëpunim me disa afarist Suedez kanë bërë themelimin e ndërmarrjes ”Nyttadesing AB” në Höganes, me të cilin rrugëtim hapi edhe tre fabrika të tekstilit në Suedi, Hungari dhe Lituani.

Si prioritet dhe qëllim është që këtë biznes ta hapë edhe në Kosovë.

Besimi njihet edhe si humanist i cili në forma të ndryshme nuk kurseu ndihma konkrete në Suedi dhe Kosovë, për të cilat pritet që së shpejti të realizohet edhe kronikë televizive.