Ekskluzive/Ministri Bekteshi nënshkruan shfuqizimin e koncensioneve në Llabunishtë (Dokument)

Përmes një vendimi të nënshkruar nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është shfuqizuar koncesioni në fshatin Labunishtë.

Vendimi i siguruar nga Infoalb.mk e që pritet sot të kalojë edhe në mbledhjen e Qeverisë ka të bëj me marrjen e koncesionit në Labunishtë si rezultat i premtimit nga ana e ministrit Bekteshi ndaj qytetarëve të kësaj ane.

Ndryshe, kohë më parë përmes një vendimi të nënshkruar ministri Bekteshi nuk lejoi fillimin e punës as gurrores në rrethin e Gostivarit si premtim ndaj banorëve të kësaj ane.