Ekzekutohet boksieri i njohur grek, në mes të rrugës

Vetëm pak orë pas vrasjes së shqiptarit, Aris Papa në Greqi, kryeqyteti grek, u përgjak sërish, pasi të panjohurë kanë ekzekutuar në mes të rrugës boksierin, 39-vjeçar, Tasos Mperdesi. Plumbat në trupin e boksierit, erdhën nga dritarja e një makine.

Sipas informacioneve të para, mendohet se vrasja ndodhi për “larje hesapesh”, pasi Mperdesis ishte një njeri njohur i “natës” dhe një ish-i dënuar në vitin 2008.

Ai ka fituar vëmendje të madhe gjatë vitit 2017, pas ishte fituesi i një reality show “Survival Secret” në një television grek “Epsilon”.