Elezi në takim me përfaqësues të industrisë së tekstilit dhe këpucëve: Platformë digjitale për depërtimin e tregjeve të reja për produktet vendore!

Përmes krijimit të një platforme digjitale, është planifikuar të rritet konkurenca dhe të hapet mundësia për vendosjen e produkteve përfundimtare nga ndërmarrjet e tekstilit dhe industria e këpucëve në vend në tregjet e huaja. Sot zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi kishte takim pune me përfaqësues të iniciativës “Modernizimi dhe tregjet e reja” të grupit të tretë të masave, me përfaqësues të industrisë së tekstilit, këpucëve, MASIT, USAID, BEP (Projekti i Ekosistemit të Biznesit), shoqata e-tregtisë Maqedonia për realizimin e kësaj ideje. Kjo do të ndihmojë kompanitë në këta sektorë të krijojnë vlerën e shtuar dhe të pushtojnë tregje dhe klientë të rinjë, kështu tregon Elezi pas takimit në të cilin morri pjesë dhe ministrja e financave Nina Angelovska.

Siç u theksua në takimin, i cili u mbajt në Ministrinë e financave, gati 80% e prodhimit të tekstilit në vend është prodhim për eksport. Punëtoritë e këpucëve, nga ana tjetër, siç theksuan përfaqësuesit, janë kryesisht kompani të vogla. Nëpërmjet qasjes shumë-sektoriale, mundësia e të menduarit, sipërmarrës, përdorimi i teknologjive të reja dhe vendosja e produkteve dhe këpucëve të tekstilit vendor, mund të zhbllokohen.

Ideja e formimit të një platforme digjitale (tregu) u mirëprit nga përfaqësuesit e kompanive. Është planifikuar të themelohet si një e pavarur, në të cilën të gjitha kompanitë e interesuara nga industria e tekstilit dhe këpucëve do të kenë mundësi të bëhen pjesë. Ministria e Financave së bashku me Administratën doganore do të punojnë për të lehtësuar të gjitha pengesat administrative dhe për të lehtësuar rrugën për të gjitha kompanitë, sqaron mes tjerave zëvendësministrja Elezi.