Elhaida Dani në vënd të parë në “The Top List”, Top Awards

Brenda pak ditësh, “Zanin” e këngëtares së njohur Elhaida Dani ka arritur të ngjitet në top listat e kanaleve muzikore. Klasifikimi i kësaj jave i “The Top List”, Top Awards kryesohet nga Elhaida për t’u ndjekur më pas në vend të dytë nga Dafina Zeqiri x Lyrical Son me “Llafe Llafe” e në vend të tretë vjen Soni Malaj ft. Bennito.

“Zanin” është pjesë e projektit të saj më të ri muzikor me të njëjtin emër. Këngëtarja Elhaida Dani synon të jetë më afër publikut shqiptar, për t’i falenderuar për mbështetjen që ka marrë prej tyre. Albumi ka 5 këngë dhe 5 klipe. Projekti muzikor i këngëtares shqiptarë vjen pas suksesit që pati në Itali në emisionin “The voice” dhe pas rolit të Esmeraldës në muzikalin “Notre Dame de Paris”.