Eli Fara dhe Irma Libohova pozojnë me bikini

Këngëtaret Irma Libohova dhe Eli Fara nuk njohin moshë. Ato kanë mahnitur me linjat e tyre trupore në fotot e postuara në rrjetin social “Instagram”, teksa shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë.

Irma Libohova ishte e para që pozoi me bikini e shtrirë në breg të detit, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore. Në moshën 59-vjeçare, këngëtarja ka një trup për t’u pasur zili nga të gjitha vajzat e reja.

“Mirëmëngjes nga kaltërsitë e detit Jon! Shqipëria është e bukur”, shkroi këngëtarja krahas fotos, ndërsa mori komente të shumta pozitive për fizikun e saj. Kjo ishte hera e parë për Irmën që postonte një foto të tillë në rrjetet sociale dhe vërtet pamja është mbresëlënëse kur mendon se është në prag të 60-ve.

Por hera e parë ishte edhe për kolegen e saj, Eli Fara, foton e parë të së cilës në “Instagram” e publikoi e bija, Marina Fara. Edhe Eli, e cila këtë vit festoi 53- vjetorin, duket shumë në formë e veshur me bikini të bardhë.