Emyx rikthehet me një projekt shqip, quhet “Ajo ajo”

Ai njihet në muzikë si Emyx por emri i tij i vërtetë është Emiljano Mjerushaj. Djaloshi sapo ka publikuar një super projekt që mban titullin “Ajo ajo”, ku për tekstin është kujdesur vetë ai ndërsa bitin dhe instrumentali është realizuar nga Ziso Records e producent GANZA. Artisti i cili jeton në Zvicër pas largimit nga Italia është me origjinë nga Vau i Dejës nga Shkodra, e ku vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij falë super talentit që ka. Filllimi i këtij viti që jemi e gjeti atë me një album që u prit mjaft mirë jo vetëm në tregun shqiptar por dhe atë të huaj kryesisht italian. Emyx synon me krijimtarinë e tij edhe tregun e huaj, ndërsa në këtë verë të nxehtë ka dashur të na freskojë me një këngë në gjuhën shqipe. Klipi është realizuar nga RKH Studio e mund ta shihni më poshtë.