Erdet Tatari: Kam pëlqyer gjithmonë rock muzikën

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtetë. Erdet Tatari quhet këngëtari i cili ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes, duke i thënë se profesionalizmi do të jetë i pranishëm si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike. Kënga e re e tij mban titullin “ Vetëm për ty”.

Muzika jote bën diferencën në industrinë muzikore shqiptare, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Ndihem mirë sepse shoqëria prizrenase ka pasur nevojë për një rrymë muzikore të quajtur si rock-baladë.  

Projekti juaj muzikorë i ri i dedikohej të gjithë adhuruesve të rock-ut, ishte e qëllmshme apo rock është zhanri muzikor ku ju gjeni veten?

Kam dëgjuar që nga fëmijëria si rockun ndërkombëtarë ashtu edhe atë vendas dhe normalisht kjo bën të orientohem më shumë kah muzika rock.  

Cilët kanë qenë bashkëpuntorët për këngën e sapo publikuar?

Bashkëpuntorët e mi kanë qenë: Tolga Kazaz si vokal percjellës dhe Armend Shala si producent.

Keni shumë projekte muzikore të pregaditura në studio. Do lansohen si audio apo do punosh dhe videoklipe?

Mendoj të lansoj çdo vit nga një këngë single si projekt muzikorë dhe të gjitha këto me videoklipe.  

Kur pritet lansimi i projektit të ri?

Mendoj kah fundi i këtij viti.

Jeni aktiv me koncerte live?

Deri tani kam marrë pjesë në koncerte vetëm me shoqatat kulturo artistike mendoj që kështu do të vazhdoj me koncerte.

Jetoni ne Prizren, si e priti publiku këngën e re?

Publiku i Prizrenit ka pëlqyer këngën dhe mendoj se me vazhdimin e përkrahjes së tyre do vazhdojmë projekte të reja muzikore.

Ndonjë mesazh për publikun?

Dua t’i falenderoj fansat që më kanë përkrahur deri më tani dhe mendoj që do të vazhdojnë të më përkrahin edhe tutje.